Situatë kritike në pjesë të ndryshme të Evropës si pasojë e zjarreve

Nga Xh M
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lisabon, 28 korrik Zhurnal.mk – Zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se kushte ekstreme po kërcënojnë pjesë të Evropës, me situatën e zjarreve që pritet të përkeqësohet në Francë, Spanjë dhe Portugali.

Në Francë, zjarrfikësit arritën të parandalonin zgjerimin e flakëve në zona të caktuara, megjithëse u raportuan edhe për disa shpërthime. Zjarri deri më tani ka djegur rreth 42.000 hektarë duke shkatërruar shumë shtëpi dhe duke detyruar banorë të shumë të evakuohen.

“Sot jemi të pafuqishëm. Zjarri ka marrë, ka gllabëruar gjithçka që i ka dalë përpara. Na ka pushtuar plotësisht, ka shkatërruar të gjithë pasurinë tonë pyjore dhe po përhapet vazhdimisht”, tha Banor i Francës.

Në Spanjë, zjarrfikësit po luftojnë me flakët në perëndim të Madridit, ku mijëra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten.

Autoritetet druajnë nga paralajmërimet për një rritje të re të temperaturave, të cilat do të vështirësojnë edhe më shumë situatën me zjarret.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër