Ish-zyrtari i policisë Ardijan Pinjolli dënohet me 5 vjet burg për grabitjen e arit në Gostivar

Nga Xh M
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 28 korrik Zhurnal.mk – Gjykata e Gostivarit dënoi me pesë vjet burg ish zyrtarin e policisë Ardijan Pinjollin, 38 vjeç nga Kërçova për vjedhjen spektakolare në artarinë e Gostivarit në tetor të vitit të kaluar.

Sipas Gjykatës Themelore të Gostivarit, Pinjoli e ka kthyer makinën zyrtare “Chevrolet Spark” në mjet ndihmës për grabitësit e maskuar, duke çaktivizuar radion e policisë dhe duke u hapur rrugën mjeteve “BMW X5” dhe “Sharan”.

Pala mbrojtëse vlerëson se nuk janë marrë parasysh dëshmitë që vërtetojnë pafajësinë e të dënuarit. Nga ana tjetër, edhe Avokati i Popullit deklaroi se ka evidentuar një sërë rrethanash që ngrenë dyshime serioze lidhur me respektimin e standardeve për një proces të rregullt dhe të drejtë. Pinjolli bashkë me disa persona të tjerë, pjesëtarë të policisë së Kërçovës ishin arrestuar dy javë pas grabitjes masive.

Paraprakisht gjykata kishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg pjesëtarin tjetër të policisë në Kërçovë i cili e kishte pranuar fajin.

Vjedhja ndodhi në tetorin e vitit të kaluar kur në orët e darkës persona të maskuar dhe me armë kishin bllokuar rrugën para artarisë dhe kishin grabitur 18 kilogram ar me vlerë prej 1.8 milion eurosh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër