Postimet e “Lule Gjelit” për Osmanin, këshilltarja e ish-Presidentes: Kemi bërë kallëzim penal, padia për shpifje sa të zbulohet kush qëndron prapa profilit

Nga Xh M
1,083 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 korrik Zhurnal.mk – Në profilin “Lule Gjeli” ka pasur postime edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani, të cilat këshilltarja e saj Egnesa Vitia i cilësoi si përçarëse dhe që kanë nxitur dhunë. Ajo ka thënë se kallëzimi penal për postimet e “Lule Gjeli” është bërë në muajin maj, ndërsa padia për shpifje do të bëhet pasi të zbulohet se kush qëndron prapa profilit.

E njëjta ka deklaruar se porsa të zbulohet identiteti i personit që qëndron prapa këtij profili do të ushtrohet padi për shpifje.

“Qysh ne muajin maj ne i kemi denoncuar ne Polici keto sulme ndaj Presidentes Osmani, nderkaq tani nepermjet avokateve eshte dorezuar kallzim penal edhe ne prokurori…Ne momentin qe te zbulohet se kush qendron prapa ketij profili i cili nepermjet genjeshtrave monstruoze e linqimeve publike ka nxitur dhune e perqarje, atehere, pervec denoncimit ne polici dhe kallzimit penal do te procedohen edhe padite per shpifje ndaj personit/personave qe administrojne kete profil”, ka thënë më një përgjigje për Periskopin, Egnesa Vitia, këshilltare e ish-Presidentes Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër