Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër tre personave, të dyshuar për veprat penale “dhënie shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”, “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm” dhe “marrje ryshfeti”.
E para e kallëzuar është një 27-vjeçare nga Bitola, studente e Fakultetit Stomatologjik; i dyti i kallëzuar është një 56-vjeçar profesor nga Gostivari dhe ish-nënkryetar i Odës Stomatologjike; ndërsa i treti i kallëzuar është një 63-vjeçar nga Shkupi, kryetar i Komisionit për dhënien e provimit profesional për punonjës shëndetësorë nga fusha e stomatologjisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Studentja i dha ryshfet profesorit për të ndikuar te kryetari i komisionit të provimit, që të kalonte provimin profesional
657
