Sot kufizohet qarkullimi për automjetet me mallra mbi 20 tonë

Nga D V
1,088 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Për shkak të temperaturave të larta, sot do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë nga ora 11:00 deri në 17:30.

Në një njoftim për media, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se kufizimi vlen për autoudhë, ndërsa lejohen në rrugë nacionale, rajonale dhe lidhëse.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër