Sulmi masiv rus ndaj Ukrainës përfshin edhe Poloninë, dyshohet për raketë të rrëzuar

Nga D V
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë sulmit masiv me raketa të Rusisë ndaj Ukrainës perëndimore, është shkelur hapësira ajrore e Polonisë, shkroi në rrjetin social X kryeministri polak Donald Tusk.

Tusk njoftoi se ka thirrur një mbledhje urgjente me ministrin e Mbrojtjes dhe shërbimet përkatëse.

Komanda Operative e Forcave të Armatosura polake bëri të ditur se në orën 03:40 është zbuluar një objekt i paidentifikuar që lëvizte drejt perëndimit.

Një avion luftarak F-16 u ngrit menjëherë në fluturim, por kontakti me objektin në radar humbi vetëm pak minuta më vonë.

Kërkimet janë ende në vazhdim në zonën e Tarnawa-Kolonia, në rajonin e Lublinit.

Qeveria polake është e prirur të besojë se objekti që ra gjatë natës në një fshat pranë Lublinit, në Poloni, është një raketë ruse.

Gjithçka tregon se bëhet fjalë për një raketë ruse”, deklaroi një burim qeveritar për këtë media, ndërsa specialistët e çminimit vazhdojnë të ekzaminojnë vendin ku ka rënë objekti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër