Gjuriç pas takimit me Hoxhën: Do të hapim konsullata në Shkodër e Bujanoc

Nga D V
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria janë dakordësuar për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc, transmeton TV N1 Beograd.

Gjatë një interviste për Radio Beogradin, Gjuriç ka vlerësuar bisedimet më të fundit zhvilluar me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve në Shkodër dhe Bujanoc”, ka deklaruar Gjuriç.

Ministrat Hoxha dhe Gjuriç zhvilluan një takim në kuadër të Ministerialit mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbajtur dy javë më parë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër