“Përparim Rama, kandidat potencial për kryetar të LDK-së”, thotë Maliqi

Nga D V
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Besimi brendapartiak i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të testohet pasditen e sotme në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, opinionistja Afërdita Maliqi deklaroi se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po përflitet si kandidat potencial për kryetar të kësaj partie nëse shkarkohet Lumir Abdixhiku.

“Që moti ka fillu një fushatë e LVV-së kundër Përparim Ramës, për shkak se Përparim Rama ka qenë ai personi që i ka dalë ballë LVV-së dhe nuk është lodh se çka mendojnë të tjerët dhe as LDK…Gjithë kjo zhurmë që është bërë kundër Ramës, LVV po e bën me qëllim sepse, siç po flitet, është një nga kandidatët potencialë për kryetar të LDK-së nëse Kuvendi e shkarkon sot Lumir Abdixhikun”, tha Maliqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër