Gazmend Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Nga Xh M
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së.

Muhaxheri ka treguar se Prishtina e Peja e kanë përfunduar votimin dhe se tashmë janë duke votuar delegatët e Mitrovicës, shkruan Express.

“Është e dyta pas Degës së Prishtinës. E kemi kry si e dyta. Tash është t’u votu Mitrovica. Procesi po duket demokratik. Qetë, po shkon në rregull”, ka thënë Muhaxheri në RTV Dukagjini, trasnmeton Express.

Ai ka folur edhe për atë nëse ka presion ndaj delegatëve, duke thënë se brenda sallës s’ka diçka të tillë dhe se I kanë pasru 14 ditë në funksion për të bërë presion.

“14 ditë kanë qenë për me bo presion.Vetë fakti që I kanë thirrë ka 5-6 herë nënshkrusit, tregon vetë”, ka thënë Muhaxheri tutje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër