Arrestohen dy persona në Shkup: Njëri hodhi marijuanë dhe sulmoi policët, tjetri tentoi të pengonte arrestimin

Nga Xh M
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik Zhurnal.mk – Sot në orën 01:30 në rrugën “Indira Gandhi” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.K. (30) dhe A.M. (40), të dy nga Shkupi.

​Zyrtarët policorë kanë vërejtur M.K. se si ka hedhur një qese me marijuanë, ndërsa gjatë tentativës për të kryer kontrolle, ai ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka tentuar të arratiset, por është parandaluar dhe është privuar nga liria.

Ndërkaq, A.M. ka tentuar të pengojë zyrtarët policorë të privojnë nga liria dhe të shoqërojnë M.K., me ç’rast edhe ai është privuar nga liria.

​Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër