5
Shkup, 02 tetor, Zhurnal.mk – Më 01.10.2026 në orën 17:15 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.V. (26) nga Tetova. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale të kryer sipas nenit 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
