Aleanca: Mos të bëhen lojëra, stërzgjatja e konstituimit e konfirmon që ka për qëllim zgjedhjet

Nga D V
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Përfaqësuesi i Aleancës Besnik Tahiri ka folur pas takimit të përbashkët me përfaqësues të partive të tjera dhe me kryekuvendaren, Albulena Haxhiun, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ka ngritur dy shqetësime gjatë këtij takimi, dhe tha se vendi i Kosovës nuk duhet të bëjë lojëra dhe ta shtyjë konstituimin, përndryshe konfirmohet se stërzgjatja ka për qëllim zgjedhjet.,

“Ne ishim në takimin me u.d. dhe me të diskutuam mbledhjen dhe konstituimin e Kuvendit, i cili do të ndodhë më gjashtë gusht. Në emër të Aleancës, unë i adresova dy tema. E para, shqetësimin e thellë dhe po ashtu kërkesën që konstituimi të ndodhë menjëherë. Është plotësisht e pakuptueshme për ne, si ka mundësi për katër muaj ditë sa kemi ndenjur në Kuvend, gishti është adresuar opozitës për moskonstituim të institucioneve, ndërsa rezultatet zgjedhore janë konstituuar tash e katër javë, dhe ende nuk ka konstituim, respektivisht data e seancës është caktuar më 6 gusht, një ditë para përfundimit të afatit kohor që duhet ta ketë një seancë”, ka thënë Tahiri.

“Çështja e dytë që e kam ngritur si shqetësim ka të bëjë se kur do të konstituohet Kuvendi? Vendi i Kosovës nuk duhet të bëjë lojëra dhe ta shtyjë konstituimin e vet më larg se me datën 7 gusht. Çfarëdo tendence për interpretim, e cila ndërlidhet me një afat kohor shtesë prej 1 muaji, veçse e dëmton Kosovën dhe, mbi të gjitha, e konfirmon qëndrimin tonë politik se i gjithë ky proces i zgjatjes dhe stërzgjatjes ka qëllime zgjedhore, që ndërlidhen edhe me një cikël tjetër”, vijoi ai.

“Aleanca do ta kundërshtojë dhe këtë e ngritëm edhe në takimin me u.d., respektivisht me kolegët nga partitë e tjera”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër