Fundjavë e zgjatur për qytetarët e Maqedonisë, e hëna ditë jo pune

Nga D V
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Qytetarët do të kenë fundjavë të zgjatur me rastin e festës Ilinden – Dita e Republikës.

Meqenëse 2 gushti bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, e hëna, 3 gusht, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Kështu, qytetarët do të kenë tre ditë pushimi radhazi, të shtunën, të dielën dhe të hënën.

Dita e radhës e pushimit për të gjithë qytetarët e RMV-së do të jetë më 8 shtator, kur do të festohet Pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër