Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku u konfirmua kryetari Lumir Abdixhiku, Kuvendi i partisë ka nxjerrë disa vendime, të cilët i kanë bërë publik sot.

Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”.

Një pikë tjetër për të cilën ka marrë vendim Kuvendi bën fjalë për “respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës”.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë dhe këtë të sotmin”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër