Skenderaj nderon heroin Idriz Rrecaj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:

12:00 – Akademi përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

13:00-15:00 – Homazhe pranë arkivolit, në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

16:00 – Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër