Agron Limani emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Nga D V
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Agron Limanin në pozitën e Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, duke pasuar në këtë detyrë ish-ministrin Andin Hoti.

Limani, aktivist shumëvjeçar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, është bashkautor i monografisë “Fshati i Vrarë” për masakrën e Krushës së Vogël dhe familjar i disa personave të zhdukur gjatë luftës.

Me rastin e emërimit, kryeministri theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe i bëri thirrje Serbisë të hapë arkivat ushtarake, në përputhje me Deklaratën e 2 majit 2023 për personat e zhdukur me dhunë.

“Ndërsa gërmimet e fundit në Kalludër të Zubin Potokut janë kryekëput rezultat i punës së institucioneve të Republikës së Kosovës, e përsërisim thirrjen për trysni ndërkombëtare që Serbia të zbatojë Deklaratën e 2 majit 2023 për personat e zhdukur me dhunë, në veçanti për hapjen e arkivave të forcave të saj, përfshirë këtu ndryshimin e vendimit për klasifikim 30 vjeçar, deri më 2044, përkatësisht hapjen e arkivës së Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër