VMRO‑DPMNE: Që në vitin 2020 uji në Gostivar nuk ka qenë i pijshëm, pse ka heshtur Filipçe

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Opozitari Venko Filipçe përpiqet të mbajë leksione për shëndetësinë dhe shëndetin publik, por qytetarët nuk harrojnë se kush për vite me radhë drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë dhe kush ishte në pushtet kur ndodhnin problemet, thonë nga VMRO‑DPMNE.

„Në vend që sot të përpiqet të mbledhë pikë politike, Filipçe duhet të përgjigjet se ku ishte dhe pse heshti dhe nuk mbante leksione kur në periudhën e qeverisjes së SDSM‑së ka pasur indikacione serioze se uji i pijshëm në Gostivar nuk i plotëson kriteret ligjore.

Dokumentet tregojnë se problemi me ujin e papërshtatshëm në Gostivar nuk është i djeshëm, por se ka ekzistuar që në periudhën kur Filipçe ishte ministër, dhe ka vazhduar edhe më tej në kohën e qeverisjes së SDSM‑së. Kështu, më 11.11.2020, analiza mikrobiologjike ka treguar numër të shtuar të baktereve koliforme dhe ka konstatuar se uji nuk duhet të përdoret për pije.

Më 15.02.2021 dhe më 01.03.2021, sërish është konstatuar se uji nuk i plotëson kriteret sipas rregulloreve për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Problemet vazhdojnë edhe në vitet 2022 dhe 2023.

Më 11.07.2022, uji i pijshëm i dorëzuar nga NP “Komunalec” – Gostivar, nuk ka qenë i përshtatshëm për përdorim për shkak të numrit të shtuar të baktereve aerobike mezofile. Më pas, më 29.06.2023, sërish është konstatuar papërshtatshmëri për shkak të kolonive bakteriale, ndërsa më 04.08.2023, sërish është vërtetuar se uji i pijshëm nuk është i përshtatshëm për shkak të numrit të shtuar të baktereve aerobike mezofile.

Në asnjërin prej këtyre rasteve nuk është vepruar; autoritetet qendrore dhe lokale të udhëhequra nga Venko Filipçe, SDSM, BDI dhe Taravari kanë ditur dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë, ndërsa qytetarët kanë vazhduar të përdorin dhe të pinë ujë të papërshtatshëm.

Prandaj pyesim: pse atëherë SDSM dhe Venko Filipçe nuk reaguan dhe nuk i zgjidhën me kohë këto probleme dhe pse institucionet nën drejtimin e tyre nuk kanë vepruar kur analizat kanë treguar papërshtatshmëri të ujit?

Qytetarët e Gostivarit nuk meritojnë transferim politik të fajit, por përgjigje dhe përgjegjësi, dhe gjithnjë e më e dukshme është se problemi i sotëm është rezultat i viteve të neglizhencës dhe mosveprimit të pushtetit lokal, të udhëhequr nga SDSM, BDI dhe Taravari, të cilët për vite me radhë kanë pasur pushtet dhe me këtë edhe detyrimin për ta zgjidhur këtë problem.

Prandaj Filipçe, para se të mbajë leksione për shëndetin publik, duhet të përgjigjet për punën e tij si ministër i shëndetësisë dhe për periudhën kur SDSM ishte në pushtet.

Shëndeti i qytetarëve është mbi gjithçka dhe përgjegjësi duhet të ketë, sepse ata kujtojnë mirë, ndërsa dokumentet mbeten dëshmi e qëndrueshme“, thuhet në kumtesën e VMRO‑DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër