Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë javës së kaluar (27.07–02.08.2026), zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të gjithë territorin e shtetit, kanë privuar nga liria dhe kanë ndaluar mbi 70 persona për dyshime se kanë kryer vepra penale dhe kundërvajtje të lidhura me tregti të palejuar dhe posedim të narkotikëve.
Gjatë masave të ndërmarra, te personat janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshme të narkotikëve, përfshirë substancë të bardhë pluhur, substancë të kaftë pluhur, hashash dhe marihuanë, si dhe grirëse dhe mjete të tjera të lidhura me përdorimin dhe shpërndarjen e drogës.
Te një pjesë e personave, me urdhër të gjykatës kompetente, është kryer edhe kontroll i banesës, me ç’rast janë gjetur prova shtesë të lidhura me veprat penale.
Mes personave të ndaluar ka edhe shtetas të huaj, përkatësisht shtetas të Belgjikës, Turqisë dhe Gjermanisë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ngriten kallëzime përkatëse penale dhe kundërvajtëse.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aktivitete intensive për suprimimin e tregtisë së palejuar me drogë dhe zbulimin e kryerësve të këtyre veprave penale, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe rendit e qetësisë publike.
