Albares: Qeveria italiane nuk është në lartësinë e detyrës për migrantët

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kriza e migracionit në Ceuta duhet të trajtohet si një çështje evropiane që kërkon solidaritet më të madh mes shteteve anëtare dhe “ka pasur qeveri që nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës”, përfshirë edhe Italinë, deklaroi ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.

Në një intervistë për TVE, në prag të takimit të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, Albares tha se disa qeveri, si edhe disa politikanë e parti në Spanjë, kanë mbajtur qëndrime që ai i cilësoi “të papërgjegjshme” ndaj situatës në Ceuta.

“Qeveria italiane ishte një prej tyre”, u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur kritikave të Romës për menaxhimin e krizës së migracionit në Ceuta, Albares kujtoi se edhe Italia është përballur me kriza të përsëritura të migracionit të parregullt në ishullin e Lampeduzës, të cilat, sipas tij, nuk ka qenë në gjendje t’i zgjidhë.

Ai theksoi se Spanja ka treguar gjithmonë solidaritet me Italinë, si në planin politik ashtu edhe me veprime konkrete, duke shtuar se të njëjtën mbështetje pret edhe nga partnerët evropianë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër