LSDM: 100 denarë për litër dizel rritje e re pasi Mickoski paralajmëroi ulje të çmimeve

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – LSDM, përmes një njoftimi, reagoi se karburanti dizel po shtrenjtohet sërish, për herë të tretë me radhë, pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski për ulje të çmimeve.

Nga partia theksojnë se me korrigjimin më të fundit, çmimi i një litri dizel arrin pothuajse 100 denarë dhe pretendojnë se pas çdo paralajmërimi të masave nga Qeveria pason një shtrenjtim i ri.

„Siç kemi thënë tashmë, sa herë që Mickoski paralajmëron masa për ulje të çmimeve, menjëherë pason një shtrenjtim i ri. Pas paralajmërimeve të tij – jo një herë, por tre herë ka ndodhur rritje e çmimit të dizelit“, thuhet në njoftimin e LSDM‑së.

Sipas partisë, qytetarët frikësohen nga këto paralajmërime, sepse, siç thonë, shtrenjtimi i dizelit ndikon në kostot e transportit, e me këtë edhe në çmimet e ushqimit dhe produkteve të tjera.

Nga LSDM vlerësojnë se, në vend të uljes së çmimeve, çdo masë që paralajmëron Qeveria rezulton me shtrenjtim të ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër