Franca përjetoi korrikun më të nxehtë në histori

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 4 gusht, Zhurnal.mk – Muaji korrik 2026 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Francë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1900, bëri të ditur shërbimi kombëtar meteorologjik Meteo-France, i cili njoftoi se temperaturat tejkaluan edhe rekordet e vendosura gjatë valës së të nxehtit në gusht 2003 dhe korrik 2006.

Përveç temperaturave ekstreme, korriku u karakterizua edhe nga mungesa e reshjeve. Sipas Météo-France, vendi regjistroi një deficit reshjesh prej afro 70%, duke e bërë muajin e tretë korrik më të thatë të historisë.

Thatësira e tokës arriti nivele rekord, të krahasueshme me ato të mesit të gushtit 2022. Situata ka sjellë pasoja të rëndësishme për sektorin bujqësor dhe ka rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në shumë rajone të Francës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër