Prishtinë, 4 gusht, Zhurnal.mk – Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” përbëjnë një nga projektet më të mëdha ndërkombëtare që i është besuar Kosovës dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare bart me vete përgjegjësi të madhe, por edhe mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën.
“Kemi përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Çdo ditë duhet të shfrytëzohet për planifikim, koordinim dhe vendimmarrje”, ka deklaruar Rama.
Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë t’i përmbushë obligimet e saj në kuadër të përgatitjeve për “Prishtina 2030”, me përgjegjësi dhe përkushtim.
