Sarandë, hapet Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas

Nga D. V.
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Saranda i është bashkuar rrjetit të Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas, duke zgjeruar aksesin e qytetarëve në shërbime juridike për ata që nuk kanë mundësi ekonomike.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se hapja e kësaj zyre është një tjetër hap drejt afrimit të shërbimeve me qytetarët.

“Po sikur zyra e Ndihmës Juridike Falas të ishte në lagjen tënde? Asnjë qytetar me pamundësi ekonomike nuk duhet të mbetet pa ndihmë juridike. Nga 3 gushti, Saranda i është bashkuar rrjetit të Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike. Një tjetër hap më pranë qytetarëve!”, shkruan Gogu.

Ndihma juridike falas mundëson ofrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, falas, për ata qytetarë që janë në pamundësi financiare për të marrë një avokat apo për këshillim ligjor.

Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër