Porti i Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në janar-korrik

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Mbi 349 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes Terminalit të Trageteve të Portit të Durrësit në periudhën janar-korrik 2026, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore detare e vendit për lëvizjen e udhëtarëve.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-korrik 2026 në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 349.423 pasagjerë. Nga ky total, 160.795 pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt porteve të tjera, ndërsa 188.628 pasagjerë kanë mbërritur në vend përmes këtij terminali”.

Sipas APD-së muaji korrik shënoi fluksin më të lartë të udhëtarëve, me 112.740 pasagjerë të përpunuar. Prej tyre, 29.425 kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera, ndërsa 83.315 kanë hyrë në Shqipëri.

Rritja e numrit të pasagjerëve gjatë korrikut lidhet me sezonin turistik veror dhe kthimin e emigrantëve apo turistëve për pushime.

Ndërkohë, APD informon se vijojnë lundrimet vajtje-ardhje nga dhe drejt porteve italiane, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve.

Strukturat e Autoritetit Portual Durrës mbeten të angazhuara për të garantuar mbarëvajtjen e operacioneve dhe një shërbim sa më cilësor për pasagjerët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër