Tiranë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Në spitalin rajonal të Vlorës u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale miniinvazive për drenimin e një abscesi hepatik, procedurë që përfaqëson një qasje moderne në trajtimin e kësaj patologjie.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale këtë rast, duke vlerësuar punën e ekipit mjekësor dhe avancimin e shërbimeve kirurgjikale në spitalet rajonale.
Rama tha se “teknikat miniinvazive, kur janë të përshtatshme për gjendjen klinike të pacientit, mund të ofrojnë më pak traumë kirurgjikale, më pak dhimbje pas operacionit, qëndrim më të shkurtër në spital dhe rikuperim më të shpejtë”.
Ndërhyrja u krye nga ekipi i kirurgëve të spitalit rajonal të Vlorës, Dr. Olsi Muçaj, Dr. Kristjan Musaraj dhe Dr. Edmond Breshanaj.
Ky rast dëshmon zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe teknologjike në spitalet publike, duke mundësuar ofrimin e procedurave bashkëkohore kirurgjikale pranë qytetarëve
