Ali Ahmeti mirëpret ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes, në selinë e BDI-së në Reçicë

Nga D. V.
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në vrazhdën e takimeve të tij me përfaqësuesit ndërkombëtar në vend, sot ka mirëpritur ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes, në selinë e BDI-së në Reçicë.

“Sot, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, pata kënaqësinë të pres në takim Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj, znj. Nicole Varnes.

E falënderova znj. Varnes për angazhimin e saj të përkushtuar dhe konstruktiv, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, shkëmbyem mendime për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike.

Shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si kontribuues kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe mbetet thelbësore për ruajtjen e frymës së saj, avancimin e barazisë dhe forcimin e kohezionit shoqëror.

Rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbatimit të plotë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe orientimit të palëkundur evropian të vendit.

Dialogu i vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë mbetet jetik për ndërtimin e një Republike të Maqedonisë së Veriut demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.”, thuhet në njëftimin e BDI-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër