Hailey Bieber shkëlqen në West Hollywood gjatë një mbrëmjeje me Justin Bieber

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hailey Bieber dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, u fotografuan gjatë një darke në restorantin japonez Sushi Fumi në West Hollywood, në një nga daljet e tyre të rralla publike si çift.

Themeluesja e markës Rhode, 29 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një stil veror të thjeshtë, ndërsa vetëm pak orë më parë kishte ndarë me ndjekësit në Instagram pamje nga rutina e saj intensive e stërvitjes.

Modelja tregoi se po stërvitet nën drejtimin e trajneres personale Kirsty Godso, e njohur edhe për bashkëpunimin me Kaia Gerber, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Justin Bieber u shfaq me stilin e tij sportiv karakteristik, ndërsa çifti dukej i qetë dhe i buzëqeshur gjatë mbrëmjes.

Hailey vazhdon të jetë aktive në biznesin e saj, edhe pas shitjes së markës Rhode për 1 miliard dollarë te e.l.f. Cosmetics, ku ajo mban ende rolin e drejtoreshës kreative dhe të inovacionit.

Çifti pritet të festojë muajin e ardhshëm tetëvjetorin e martesës, ndërsa më 22 gusht edhe ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër