Vajza e ish-ministrit Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare, dekreti miratohet nga Presidenti

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, vendimi është dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke i hapur rrugë heqjes dorë nga shtetësia shqiptare për Deborahn.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai u lirua nga burgu javën e kaluar, pas ndryshimit të masës së sigurisë nga autoritetet gjyqësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër