Ademi: Skandal i ri në Tabanoc, vazhdon diskriminimi i gjuhës shqipe

Nga I.A
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar për atë që e cilëson si një skandal të ri në pikën kufitare Tabanoc, duke akuzuar institucionet për shkelje të të drejtave gjuhësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi, duke e shoqëruar me mesazhin: “Skandal i ri në Tabanoc. Krim i ri gjuhësor. Fotografia sapo është dërguar!”

Megjithëse nuk ka dhënë detaje shtesë mbi rastin, reagimi i tij lë të kuptohet se bëhet fjalë për një shkelje që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në pikën kufitare Tabanoc.

Rasti pritet të ngjallë reagime, ndërsa mbetet të shihet nëse institucionet kompetente do të japin sqarime lidhur me pretendimet e ngritura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër