Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas paraqitjes së tyre të fundit në Paris, ku çifti u pa duke kaluar kohë së bashku në një palestër.
Dalja e tyre vjen mes spekulimeve se dyshja mund të jenë martuar fshehurazi.
Modelja 31-vjeçare u shfaq elegante me një bluzë të bardhë transparente dhe një palë reçipeta të zeza, ndërsa në dorën e saj të majtë u vu re një unazë që nxiti më shumë diskutime.
Sipas raportimeve, ajo mund të jetë një unazë luksoze nga marka franceze e bizhuterive Boucheron, shkruan DailyMail.
Thashethemet për një hap më serioz në lidhjen e tyre nisën pasi çifti u pa me unaza të ngjashme, ndërsa disa burime kanë pretenduar se ata i mbajnë këto bizhuteri prej disa muajsh. Megjithatë, as Gigi dhe as Bradley nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë martesë.
Çifti, i cili u afrua pas takimit në vitin 2023, është bërë gjithnjë e më i pandashëm, duke përfshirë edhe familjet e tyre në këtë marrëdhënie.
Gigi është nënë e vajzës Khai nga lidhja me Zayn Malik, ndërsa Cooper ka vajzën Lea De Seine nga romanca e mëparshme me Irina Shayk.
Pavarësisht vëmendjes së madhe, dyshja kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen larg ekspozimit publik dhe deri tani nuk kanë bërë dalje zyrtare së bashku në tapetin e kuq. /


