Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Nga D. V.
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%.

Shtesat për korrigjimin e ligjit u dorëzuan më 30 korrik nga PS, që e quan detyrimin ndaj Kushtetueses të përmbushur. Një rritje më e lartë sipas deputetëve propozues do të krijonte hendek të thellë me pagat në nivel hierarkik duke tejkaluar Niko Peleshin, Edi Ramën apo Bajram Begaj.

Lidhur me koeficientin 0.38 është përcaktuar si rezultat i një vlerësimi të balancuar ndërmjet nevojës për forcimin e garancive materiale të pavarësisë së magjistratëve dhe detyrimit për të respektuar parimet e proporcionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së sistemit të pagave në sektorin publik pasi magjistrati më i thjeshtë, në gjykatat e rrethit barazohet në pagë me kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, ose në koeficient në masën 0.91 të pagës së Presidentit.

Kushtetuesja ndërhyri në debatin e fortë mes mazhorancës dhe shoqatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve ku kërkoi një skemë të re për pagat e tyre. Për kryeministrin Edi Rama sistemi i drejtësisë duhet të justifikojë me punën e tyre pagesat e nivelit të lartë, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët vlerësojnë se garancitë financiare janë mbrojtje ndaj ndikimeve politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër