Shkup, 9 gusht Zhurnal.mk – Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj, siç thotë ai, manipulimeve të vazhdueshme të BDI-së lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Murtezani thotë se faktet nga periudha kur BDI-ja ishte pjesë e Qeverisë dëshmojnë, sipas tij, se përdorimi i gjuhës shqipe në atë periudhë nuk ishte në nivelin që sot pretendohet nga kjo parti.
“Pasi BDI manipulon gjatë gjithë kohës me gjuhën shqipe, po prezantojmë vetëm disa argumente se sa BDI-ja e zbatonte gjuhën shqipe kur ishte në Qeveri. Faktet po jua sjellim nga vite të ndryshme gjatë qeverisjes së tyre. Urdhëroni”, ka shkruar Murtezani.
Në reagimin e tij, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë paralajmëron se do të prezantojë fakte dhe shembuj nga periudha të ndryshme të qeverisjes së BDI-së, duke synuar të kundërshtojë akuzat e kësaj partie për trajtimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Reagimi vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm politik për statusin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut.
