Tetovë, 11 tetor Zhurnal.mk – Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
