LSDM: 4.700 qytetarë përfunduan në spital nga uji në Gostivar, ndërsa askush nga pushteti nuk mban përgjegjësi

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – LSDM ka reaguar sërish për situatën me ujin në Gostivar, duke akuzuar pushtetin se edhe pas mijëra rasteve të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ende nuk ka përgjegjësi institucionale.

Nga partia pretendojnë se mbi 4.700 qytetarë kanë përfunduar në spital si pasojë e ujit të ndotur dhe e cilësojnë situatën si “katastrofë shëndetësore”.

LSDM i referohet deklaratave të mëparshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se uji ishte “teknikisht i rregullt”, ndërsa thekson se më pas Sasho Klekovski ka deklaruar se në ujë janë konstatuar “shumë baktere dhe viruse të ndryshme”.

Nga opozita kërkojnë përgjigje se mbi bazën e cilave analiza është lejuar përdorimi i ujit, kush ka dhënë miratimin dhe ku ndodhet raporti zyrtar për gjendjen e ujit.

“Me shëndetin e njerëzve nuk guxon të luhet. Nuk mund të përfundojnë 4.700 persona në spital, një qytet i tërë të ekspozohet ndaj rrezikut, institucionet të dështojnë dhe askush të mos mbajë përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

LSDM i bën thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë dhe të përcaktojë përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve.

“Për helmimin e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësi”, përfundon reagimi i LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër