Partnerja e Phil Foden nxjerr në shitje fanellat e Anglisë pas përjashtimit të tij nga Botërori

Nga D. V.
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Partnerja e Phil Foden, Rebecca Cooke, ka tërhequr vëmendjen me një veprim të papritur, duke nxjerrë në shitje fanellat e Anglisë në platformën Vinted, e njohur për shitjen e veshjeve të përdorura.

Lëvizja është interpretuar si një reagim ndaj vendimit të trajnerit Thomas Tuchel për të mos e përfshirë Foden në skuadrën e Anglisë për Botërorin 2026.

Sipas “The Sun”, Cooke ka vendosur në shitje fanellën e bardhë dhe atë të kuqe të Anglisë, me një çmim prej 70 funtesh (rreth 81 euro) secila.

 Screenshot

Fanellat ishin përshtatur nga një kompani veshjesh, e cila i kishte ngushtuar në pjesën e belit. I njëjti modifikim ishte pëlqyer edhe nga Ellie Watkins, bashkëshortja e Ollie Watkins.

Cooke, e cila ka tre fëmijë me Foden, thuhet se ka nxjerrë në shitje më shumë se 100 artikuj në profilin e saj në Vinted, përfshirë edhe katër fanella të ngjashme të Manchester City.

 Screenshot

Duke komentuar shitjen e fanellave të Anglisë, një burim tha për “The Sun”: “Ndoshta Rebecca kishte një këmbë në avion kur ajo i mori ato”.

Sezoni 2025-26 nuk ishte më i miri për Foden, ndërsa Manchester City humbi për të dytin vit radhazi garën për titullin e Premier League.

Në fillim të kësaj jave, futbollisti foli edhe për vendimin për të mos u përfshirë në Botëror.

“U shkëputa për pak kohë nga futbolli, kalova kohë të mira me familjen dhe pushova”, tha Foden, “në sezonin e ri dua të kem një vit të mirë, të ndihmoj skuadrën sa më shumë të jetë e mundur dhe do të përpiqem të jem një prej liderëve me shpresën për të fituar tituj gjithashtu”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër