Harry Kane merr vendimin për të ardhmen te Bayern Munichu

Nga D. V.
966 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Harry Kane pritet të vazhdojë aventurën e tij te Bayern Munichu, me sulmuesin anglez që është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me gjigantin bavarez.

Marrëveshja e re pritet të jetë gati për t’u firmosur në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, pasi Kane ka vendosur të qëndrojë në “Allianz Arena” dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë.

Sipas raportimeve, 33-vjeçari beson se Bayerni ka mundësi reale për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon, veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany.

Ambicia për të synuar suksesin në Evropë raportohet të ketë qenë një nga faktorët kryesorë në vendimin e Kane për të qëndruar në Mynih.

Kane iu bashkua Bayern Munichut nga Tottenham Hotspuri në verën e vitit 2023 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Sulmuesi anglez ka vijuar të shkëlqejë para portës edhe në futbollin gjerman, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin e tij si një prej golashënuesve më të mirë në Evropë.

Me kontratën e re, Bayerni synon të sigurojë shërbimet e Kane për një periudhë më të gjatë, teksa klubi bavarez kërkon të rikthehet fuqishëm në garën për trofeun e Bundesligës dhe të bëjë hapin e madh drejt suksesit evropian nën drejtimin e Kompany.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër