LSH Strugë, Reçi: Fjalë shumë për “One Stop Shop”, në realitet kolona të gjata në Qafë Thanë

Nga R.ZH
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Këshilltari i Lidhjes Shqiptare në Strugë, Armend Reçi, ka kritikuar institucionet për situatën në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, duke e cilësuar pritjen e qytetarëve si “torturë të panevojshme dhe të pamëshirshme”.

Reçi, përmes një reagimi, thotë se pavarësisht deklaratave të shumta, marrëveshjeve dhe paralajmërimeve për zgjidhjen e problemit, në terren nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

“Qindra deklarata, nënshkrime marrëveshjesh, PR pa fund, premtime për zgjidhjen e problemit dhe foto për ‘One Stop Shop’ në prag të fillimit të sezonit, me qëllim largimin e presionit publik dhe krijimin e argumenteve se gjoja problemi po zgjidhet. Por në terren, asnjë hap konkret!”, shprehet Reçi.

Sipas tij, qytetarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufi, radhë dhe kaos, ndërsa institucionet, siç pretendon ai, vazhdojnë me atë që e quan “propagandë”.

“Qytetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në radhë, të përballen me kaos dhe të humbin kohën e tyre, ndërsa institucionet vazhdojnë me propagandën e tyre”, thuhet në reagim.

Reçi thekson se qytetarëve nuk u nevojiten deklarata apo fotografi, por zgjidhje konkrete që do ta lehtësonin dhe përmirësonin lëvizjen në këtë pikë kufitare.

“Nuk ka nevojë për PR, foto dhe deklarata. Ka nevojë për zgjidhje konkrete, që përmirësojnë dhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve!”, deklaron ai.

Në fund, këshilltari i Lidhjes Shqiptare në Strugë e cilëson situatën si “turp dhe skandal”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër