Memishi: Bashkëpunimi me Ministrinë e Ekologjisë në drejtim të investimeve kapitale

Nga D. V.
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Tearcës Daut Memishi realizoi takim me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamet Hoxha.  Në fokus ishin  projektet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit u bisedua për prioritetet zhvillimore të Komunës së Tearcës, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore të qëndrueshme.

“Shpreha mirënjohjen për gatishmërinë e Ministrisë për të mbështetur komunën tonë, ndërsa u dakorduam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare dhe teknike për realizimin sa më të shpejtë të investimeve kapitale në interes të qytetarëve të Tearcës” tha Memishi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër