Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Nga D. V.
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën.

Artisti ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re.

Përmes postimit në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se publikimi nuk do të vonojë shumë.

 Gjesti/Instagram

“Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar Gjesti, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri.

Megjithatë, ai ende nuk ka bërë të ditur titullin e këngës apo datën e saktë të publikimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër