Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Tearcës Daut Memishi realizoi takim me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamet Hoxha. Në fokus ishin projektet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë takimit u bisedua për prioritetet zhvillimore të Komunës së Tearcës, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore të qëndrueshme.
“Shpreha mirënjohjen për gatishmërinë e Ministrisë për të mbështetur komunën tonë, ndërsa u dakorduam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare dhe teknike për realizimin sa më të shpejtë të investimeve kapitale në interes të qytetarëve të Tearcës” tha Memishi.
