Dy zjarre aktive dhe 1 nën kontroll

Nga Xh M
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit në vend janë evidentuar 23 zjarre aktive. Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, prej tyre 2 janë ende aktive, 1 është vënë nën kontroll ndërsa ekipi i zjarrëfikësve ka arritur të shuaj tërësisisht 20 zjarre.

Për shkak të tepmperaturave të larta dhe rrezikut për përhapje të zjarreve, autoritetet bëjnë të ditur se gjatë gjithë kohës janë në gjendje gadishmërie për intervenim.

“Zjarre aktive mbeten dy, një në Komunën e Makedonski Brodit, në lokalitetin Vidush, në afërsi të fshatit Dragovë, ku digjet bimësi e ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre. Zjarri i dytë aktiv është në Komunën e Kumanovës, në afërsi të fshatit Sredorek.” – tha Nadica Vaçkova nga QMK.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri te qytetarët që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të mos hedhin mbeturina të djegshme në natyrë.

Ata gjithashtu kërkojnë nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të verës të kenë kujdes të veçantë dhe të sillen me përgjegjësi, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë, pasi që çdo pakujdesi mund të shkaktojë zjarr, i cili në këto kushte atmosferike mund të përhapet shumë shpejt dhe të përfshijë sipërfaqe të mëdha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër