Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjes verbale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Çitaku ka publikuar një video nga momenti i debatit në Kuvend, të cilës i ka bashkëngjitur edhe një mesazh kritikues për situatën institucionale në vend.

“Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit. Situata nuk është normale. Republikë – Kushtetutë”, ka shkruar Çitaku.

Në videon e publikuar prej saj dëgjohet Çitaku duke kritikuar gjendjen institucionale në vend.

“Që dy vite s’ka institucione, nuk është situata normale. Jeni duke e prishur shtetin”, është shprehur Çitaku.

Ndërkohë, Haxhiu i është përgjigjur duke thënë se, për të situata është normale. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër