Julie Andrews tërhiqet nga aktrimi – nuk do të rikthehet në “The Princess Diaries 3”

Nga D V
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja legjendare Julie Andrews, 90 vjeçe, ka njoftuar se është tërhequr nga aktrimi, duke konfirmuar se nuk do të rikthehet në rolin e Mbretëreshës Clarisse në filmin e tretë të “The Princess Diaries”.

Andrews, e cila ka një karrierë prej më shumë se tetë dekadash, tha se ekipit të filmit i ishte kërkuar gjatë gjithë vitit të kaluar të rikthehej, por ajo vendosi të refuzojë.

Ajo shpjegoi se e kishte pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe mendon se filmi i ri mund të funksionojë shumë mirë edhe pa personazhin e saj.

 Julie

Megjithatë, aktorja sqaroi se nuk është tërhequr plotësisht nga aktivitetet krijuese.

Po vazhdon të merret me shkrimin e librave, podcaste-t dhe angazhimet si zëdhënëse.

 Julie

Julie u bë e famshme me rolin e saj në Mary Poppins në vitin 1964, performancë për të cilën fitoi Oscar për ‘aktoren më të mirë’.

Më pas luajti në filma të njohur si “The Sound of Music”, “Thoroughly Modern Millie” dhe “Victor/Victoria”.

 Julie

Në vitin 2000, Mbretëresha Elizabeth II e nderoi me titullin Dame.

Në vitin 2001, Andrews luajti për herë të parë Mbretëreshën Clarisse Renaldi në “The Princess Diaries”, derisa u rikthye në vazhdimin “The Princess Diaries 2: Royal Engagement” në vitin 2004.

 Julie

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër