Deri në fund të vitit, shkolla Tekstile me objekt të ri

Nga Xh M
1,149 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 gusht Zhurnal.mk – Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të shmangur çdo ndërprerje, autoritetet kanë njoftuar se nxënësit do të vazhdojnë ta ndjekin mësimin në ambientet e Shkollës Fillore Komunale “Besa” në Reçicë të Vogël.

Punimet për ndërtimin e kompleksit të ri arsimor për Shkollën e Mesme Tekstile dhe Gjimnazin e Tetovës “7 marsi”, po vijojnë me ritme intensive dhe sipas planit të paraparë dinamik. Aktualisht, projektet ndodhen në fazën e strukturimit dhe përgatitjes së hapësirave për funksionalizim të plotë, njoftojnë nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës. Sipas informacioneve, objekti i ri i shkollës Tekstile pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti, ndërsa objekti i Gjimnazit 7 “Marsi” do të përfundojë në dhjetor të vitit 2027.

Autoritetet komunale shpresojnë se nxënësit e shkollës Tekstile pritet që gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2026/27 ta fillojnë në objektin e ri nëse nuk ka vonesa dhe pengesa gjatë realizimit të fazës së dytë, pasi që faza e parë tashmë ka përfunduar. Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë, sipas kryetarit të komunë Bilall Kasami, objekti do të përfundohet deri në fund të vitit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër