Berisha: Zjarret jashtë kontrollit, qeveria asnjë qindarkë për zjarrfikësit

Nga D V
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot për situatën e zjarreve në vend, duke e cilësuar atë si jashtë kontrollit, ndërsa u ndal edhe tek mënyra e trajtimit të zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve nga qeveria.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se zjarret në të gjithë vendin vijojnë të jenë problem serioz dhe shtoi se qeveria nuk ka ofruar mbështetjen e duhur për forcat zjarrfikëse.

Sipas tij, zjarrfikësve nuk u janë dhënë ende shtesat e premtuara për vështirësitë dhe rrezikun me të cilin përballen gjatë punës.

“Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u është dhënë”, tha ai.

Berisha u ndal gjithashtu edhe tek mungesa e mbështetjes logjistike për punonjësit në terren, duke e cilësuar punën e tyre si “tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme”.

“Asnjë prapavijë mbështetëse për punën tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë, nuk kanë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër