Julia Fox do të debutojë si regjisore e një filmi të metrazhit të gjatë

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Julia Fox do të realizojë filmin e saj të parë të metrazhit të gjatë si regjisore, sipas raportimeve të fundit.

Filmi titullohet “Sixth Avenue Saints”, ndërsa Fox ka shkruar edhe skenarin.Historia zhvillohet në vitin 1993, në rrugët e Brooklyn-it dhe Downtown Manhattanit përpara periudhës së gentrifikimit.

Filmi rrëfen historinë e Luanit, një 12-vjeçari të ndjeshëm që rritet në një familje të përçarë në Coney Island.

 Julia

Sipas njoftimeve të publikuara në faqen e industrisë Backstage, kërkohen persona të moshave 35 deri në 79 vjeç, të cilët do të paguhen rreth 17 euro në orë, me një minimum të garantuar prej rreth 85 eurosh në ditë.

Fox, 36 vjeçe, u bë e njohur në vitin 2019 me debutimin e saj në filmin “Uncut Gems”, ku luajti përkrah Adam Sandler.

Që atëherë, ka ndërtuar një karrierë në aktrim, modeling, shkrim dhe modë, duke u shndërruar në një nga figurat më të njohura të skenës kulturore.

Në vitin 2021, Fox kishte bërë tashmë debutimin si regjisore me filmin e shkurtër “Fantasy Girls”, i cili trajtonte jetën e punonjëseve të seksit në Nevada.Tani, me “Sixth Avenue Saints”.

 Fox është edhe aktore

Julia synon të kalojë nga filmi i shkurtër në një produksion të plotë dhe të tregojë një histori të vendosur në New York-un e viteve ’90.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër