Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

Nga D. V.
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Lidhur me debatin qe eshte hapur diteve te fundit per ate nese ka patur dokument per ndarjen e Maqedonise ne luften e vitit 2001, te cilin e hapi Ali Ahmeti, ka reaguar edhe Zeqirja Ibrahimi. Ja reagimi i tij i plote:

“Këto ditë, kur është rikthyer debati se më 2001 paska qenë në tavolinë opsioni i ndarjes së Maqedonisë, po e shtroj një çështje për debat.
Po e marrim të mirëqenë faktin se përfaqësuesi i atëhershëm politik i UÇK-së nuk e pranoi ndarjen e Maqedonisë së Veriut. Nëse është kështu, siç e tha vetë ai, i bie se ai ka hequr dorë – vullnetarisht ose nga ndonjë presion – nga qëndrimi fillestar i ndarjes së Maqedonisë, i shprehur në komunikatat e para të UÇK-së, ose ato i ka pasur karrem sa për t’ia filluar luftës, që pastaj të etablohet në politikë. Sepse kjo e shtron çështjen se a ia vlente të bëhet gjithë ajo luftë, me krejt ato viktima, dëme njerëzore e materiale, që në fund nga “pakicë etnike” (siç ishim më 1991) të bëhemi “bashkësi etnike” (më 2001) dhe nga “gjuha e pakicës” të bëhemi “gjuha që e flasin 20 % popullatës e që nuk është e njëjtë si maqedonishtja”?! Reduktimi i këtillë marramendës i synimeve kërkon një shpjegim.
Dhe, më e rëndësishme se kjo: nëse nuk ka qenë në agjendë ndarja, as federalizimi, as kantonizimi, madje as një organizim i brendshëm i komunave shqiptare (siç e kërkojë serbët në Kosovë), pyetja themelore që shtrohet është: cili ka qenë vizioni për Maqedoninë i atij që e bëri luftën?”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër