Takim i ri për zgjidhjen e krizës, Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Të dy kanë arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet takimi. Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari Lutfi Haziri.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e takimit me përfaqësuesit e LDK-së.

“Do të takohemi me udhëheqjen e LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun dhe do të shohim sesi do të mund të ecim përpara bashkë që ti konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11 natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti në takim nuk hyri i vetëm ai po shoqërohej nga nënkryetarja Arbërie Nagavci dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Takimi vjen në një periudhë kur subjektet politike po zhvillojnë konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër