Fejzullah Krasniqi, kryetar i ri i Akademisë së Shkencave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Akademisë, të thirrur për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.

“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

Para Krasniqit, në krye të këtij institicioni ishte Justina Shiroka Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh presidente e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër