Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin

Nga D V
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës si një hapësirë që do të rrëfejë historinë dhe lidhjen e hershme të qytetit me liqenin, lumenjtë dhe lundrimin.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për realizimin e kësaj vepre që i shtohet ofertës kulturore e turistike të Shkodrës, ndërsa zona përjeton rritje të flukseve turistike.

Muzeu Kombëtar i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik.

Shkodra e ka të lidhur fort imazhin me atë të liqenit dhe një muze lundrimi i shkon tamam përshtat hovit turistik që po përjeton kryeqendra e veriut.

Ky muze pritet të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët.

Ai  formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme.

Muzeu do të ketë një ekspozitë të përhershme, një kënd për fëmijë, një laborator për rikrijimin e varkave dhe një dhomë edukative.

Projekti me vlerë 2,4 milionë euro është financim i Bashkimit Evropian përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër